Sport

Ibrahimoviç rikthehet për Botërorin 2018

Futbollisti 36 vjeçar i cili mori pjesë në programin Jimmy Kimmel Live të transmetuar në SHBA dha sinjale për kthimin e tij në kombëtaren suedeze

Doga Kirmizioglu  | 18.04.2018 - Përdıtësım : 19.04.2018
Ibrahimoviç rikthehet për Botërorin 2018 ]

Ankara

ANKARA (AA) – Futbollisti i ekipit Los Angeles Galaxy të SHBA-ve, Zlatan Ibrahimoviç, tha se do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror 2018 me kombëtaren suedeze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti 36 vjeçar i cili mori pjesë në programin Jimmy Kimmel Live të transmetuar në SHBA dha sinjale për kthimin e tij në kombëtaren suedeze.

Duke u shprehur se dëshiron që të marrë pjesë në ekipin e kombëtares së Suedisë e cila do të luajë në Kampionatin Botëror, Ibrahimoviç tha se “Do të marr pjesë në Kampionatin Botëror. Do të marr pjesë në kampionat. Nëse flas më shumë për këtë çështje njerëzit mund të më gjykojnë. Një Kampionat Botëror ku unë nuk jam i pranishëm nuk llogaritet si një Kampionat Botëror”.

Ibrahimoviç i cili kishte ndërprerë kontratën me Manchester Unitet pas një dëmtimi të gjatë, arriti marrëveshje me ekipin Los Angeles Galaxy të SHBA-ve dhe në 3 ndeshje ka shënuar 3 gola.

Futbollisti suedez pas Kampionatit Evropian të Futbollit në vitin 2016 kishte njoftuar fundin e karrierës së tij në kombëtare.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.