Sport

Infantino dëshiron 48 ekipe në Botërorin, Katar 2022

Ideja më duket shumë intersante. Duhet të analizojmë seriozisht dhe nëse është e realizueshme, pse të mos e bëjmë, ka thënë Infantino

Dejan Maksimoviç  | 13.04.2018 - Përdıtësım : 13.04.2018
Infantino dëshiron 48 ekipe në Botërorin, Katar 2022

Buenos Aires

BUENOS AIRES (AA) - Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka shprehur dëshirën që numri i skuadrave nga 32 të rritet në 48 që në Kupën e Botës 2022 në Katar, që mund nënkuptohet se ndeshjet do të luhen në disa vende të tjera të Gjirit Persik, raporton Anadolu Agency (AA).

FIFA në janar të vitit të kaluar vendosi që në Botërorin 2026 të rris numrin e ekipeve në 48, por tani Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) propozoi përshpejtimin e procesit. Sipas mediave britanike pritet të zhvillohen bisedime jozyrtare me zyrtarët e Katarit, me qëllim që të vlerësohen mundësitë për realizimin e planit. Është e qartë se organizatori i KB do të përballet me një sërë problemesh logjistike dhe praktike, pasi ai duhet të akomodojë 16 skuadra kombëtare më shumë.

Gjithashtu, edhe FIFA do të kryejë studimin e vet për të përcaktuar nëse plani sipas të cilit Katari do të pranojë 16 ekipe të tjera është i mundshëm.

"Ideja më duket shumë intersante. Duhet të analizojmë seriozisht dhe nëse është e realizueshme, pse të mos e bëjmë", parashtroi pyetje Infantino, pas takimit me udhëheqësit e CONMEBOL në Buenos Aires, dhe shtoi:

"Besoj thellësisht në rritjen e numrit të kombëtareve, sepse jam i bindur se kjo është e mirë për zhvillimin e futbollit. Për këtë arsye ne kemi propozuar dhe miratuar që në Kupën Botërore të vitin 2026 të marrin pjesë 48 kombëtare".

Katari aktualisht planifikon të ndërtojë tetë stadiume, që është për katër më pak nga numri që do të duhet të ketë si organizatorë i KB 2026. Botërori në Katar në vitin 2022 do të luhet 28 ditë në nëntor dhe dhjetor pasi ka lëvizur nga koha standarde e lojës në muajt e verës për shkak të temperaturave të larta që dominojnë në shtetin e vogël të Gjirit të pasur me gaz dhe naftë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.