Muhammed Enes Çallı
03 Qershor 2021•Përditësim: 03 Qershor 2021
Inter Milan ka siguruar shërbimet e Simone Inzaghi-t si menaxher i ri për të zëvendësuar Antonio Conte-n, njoftoi klubi italian i futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Inzaghi ka firmosur kontratë dyvjeçare me kampionët aktualë të ligës Serie A.
Menaxheri 45-vjeçar ndihmoi Lazio-n të fitojë Kupën e Italisë dhe dy Superkupa të Italisë gjatë periudhës së tij pesëvjeçare nga viti 2016 deri më 2021.
Interi konfirmoi largimin e ish-menaxherit Conte javën e kaluar, pavarësisht nga fakti se ai e drejtoi klubin për të fituar titullin e parë në kampionat që nga viti 2010.