Sport

Italia, stacioni i radhës në Formula 1

Gara me 53 xhiro do të zhvillohet në pistën Monza me një gjatësi prej 5,7 kilometrash, në qytetin Monza të Italisë, më 1 shtator të dielën në orën 16:00

Mutlu Demirtaştan  | 30.08.2024 - Përdıtësım : 31.08.2024
Italia, stacioni i radhës në Formula 1

Istanbul

Italia do të jetë organizatore e garës së 16-të të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu.

Gara me 53 xhiro do të zhvillohet në pistën Monza me një gjatësi prej 5,7 kilometrash, në qytetin Monza të Italisë, më 1 shtator të dielën në orën 16:00. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 15:00.

Këtë sezon në F1, Max Vestappen fitoi 7 gara, ndërkaq Lewis Hamilton dhe Lando Norris nga 2, Carlos Sainz, Charles Leclerc, George Russell dhe Oscar Piastri nga një.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Italisë janë si më poshtë:


- Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 295

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 225

3. Charles Leclerc (Monaco): 192

4. Oscar Piastri (Australi): 179

5. Carlos Sainz (Spanjë): 172


- Ekipet

1. Red Bull: 434

2. McLaren: 404

3. Ferrari: 370

4. Mercedes: 276

5. Aston Martin: 74

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın