Yunus Kaymaz
07 Shtator 2019•Përditësim: 09 Shtator 2019
Emocionet e kampionatit botëror në Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 14-të të sezonit që do të zhvillohet në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen sot, ku do të mbahen 53 xhiro në pistën 5.793 metra në qytetin Monza të Italisë, që mban të njëjtin emër me pistën. Gara do të zhvillohet nesër më 8 shtator, në orën 15:10.
Mercedes, kampioni i klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve, në 5 vitet e fundit ka arritur në vendin e parë edhe në dhjetë gara prej gjithsej 13 këtë sezon. Ndërsa piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, tetë herë arriti vendin e parë. Kolegu i tij nga i njëjti ekip, Valtteri Bottas, dy herë arriti linjën e finishit i pari.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Italisë janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani): 268 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 203
3. Max Verstappen (Holandë): 181
4. Sebastian Vettel (Gjermani): 169
5. Charles Leclerc (Monaco): 157
- Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 471 pikë
2. Ferrari: 326
3. Red Bull-Honda: 254
4. McLaren: 82
5. Toro Rosso: 51