Doğa Kırmızıoğlu
04 Shtator 2020•Përditësim: 04 Shtator 2020
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 8-të të sezonit që do të zhvillohet në Itali, shkruan Anadolu Agency (AA).
Gara e tetë e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet me 53 xhiro në pistën e gjatë 5.793 metra Monza në qytetin Monza të Italisë.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 6 shtator në orën 15:10.

Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 5 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas dhe piloti i Red Bull, Max Verstappen kanë kryesuar nga një herë.
Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Italisë janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 157 pikë
2. Max Verstappen (Holandë): 110
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 107
4. Alexander Albon (Tajlandë): 48
5. Charles Leclerc (Monako): 45
Lando Norris (Britani e Madhe): 45
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 264
2. Red Bull: 158
3. McLaren: 68
4. Racing Point: 66
5. Ferrari: 61