Murat Keleş
12 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
STAMBOLL (AA) - Kombëtarja gjermane e futbollit njoftoi se do vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Joachim Low deri në Kupën e Botës në vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Federata e Futbollit të Gjermanisë i dha fund thashethemeve në lidhje me trajnerin Low edhe pse kombëtarja nën drejtimin e tij u eliminua nga Kampionati Evropian në gjysmëfinale nga nikoqiri Franca me rezultatin 2-0.