Selçuk Buğra Gökalp
17 maj 2024•Përditësim: 22 maj 2024
Klubi italian A Juventus njoftoi se vendosi të shkarkojë trajnerin Massimiliano Allegri, transmeton Anadolu.
“Bardhezinjtë” deklaruan se sjellja e Allegrit gjatë finales së Kupës së Italisë 2023-24 të së mërkurës kundër Atalantës, të cilën Juventus e fitoi me rezultat 1-0, ishte arsyeja kryesore e shkarkimit të 56-vjeçarit.
“Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë që klubi i konsideroi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe sjelljen që duhet të kishin ata që e përfaqësojnë atë”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit italian.
Allegri udhëhoqi Juventusin në pesë tituj radhazi të Serie A midis 2015 dhe 2019, së bashku me pesë trofe të Kupës së Italisë, katër prej tyre janë radhazi midis 2015 dhe 2018.