Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Klubet e mëdha angleze mbështetje ndaj refugjatëve

Iniciativa e emëruar "90 minuta për shpresë" e cila u nis 2 javë më parë nga përfaqësuesi portugez Porto dhe e cila u mbështet nga Unioni i Klubeve Europiane (ECA) gjeti edhe mbështetjen e klubeve angleze

17.09.2015 - Përdıtësım : 17.09.2015
Klubet e mëdha angleze mbështetje ndaj refugjatëve

ANKARA (AA) - Klubet angleze të cilat këtë sezon marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe në UEFA Europa League, 1 eruo për çdo biletë që do të shiten në ndeshjen e parë të luajtur në vendet e tyre do ti përdorin për refugjatët të cilët përpiqen të mbërrijnë në Europë raporton Anadolu Agency (AA).

Iniciativa e emëruar "90 minuta për shpresë" e cila u nis 2 javë më parë nga përfaqësuesi portugez Porto dhe e cila u mbështet nga Unioni i Klubeve Europiane (ECA) gjeti edhe mbështetjen e klubeve angleze.

Ekipet e mëdha si Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United si dhe Liverpool, Tottenham Hotspur dhe përfaqësuesja skoceze Celtic, 1 eruo për çdo biletë të shitur në ndeshjet që do të luhen në vendet e tyre në Arenën Europiane kanë vendosur që të përdoren për refugjatët që përpiqen të mbërrijnë në Europë.

Në një deklaratë nga ECA theksohet se të ardhurat që do të mblidhen nga klubet do të mblidhen në fondin e një organizate humanitare të respektuar dhe me përvojë. Gjithashtu në deklaratë u theksua se: "Nuk mund të injorojmë krizën e refugjatëve e cila sa vjen e rritet në përmasa tragjike në të gjithë vendet e Europës. Klubet europiane kanë kuptuar se duhet të tregojnë përpjekje më shumë që të realizojnë më shumë se ajo që kryejnë në fushë dhe do ta bëjnë këtë.

Së fundmi Arsenali javën e kaluar në ndeshjen me Stoke City nga të ardhurat për çdo biletë të shitur 1 sterlinë e shpërndau për fëmijët refugjatë.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın