Sport

Klubet norvegjeze të futbollit preferojnë të mos përdorin sistemin VAR

Rezultatet e votimit tregojnë se 19 pjesëmarrës e mbështetën idenë e heqjes së VAR-it, ndërsa 13 preferuan vazhdimin e përdorimit të tij

Emre Aşıkçı  | 23.01.2025 - Përdıtësım : 23.01.2025
Klubet norvegjeze të futbollit preferojnë të mos përdorin sistemin VAR

Istanbul

Klubet më të mira norvegjeze të futbollit votuan për të hequr sistemin e video-asistimit për arbirtat, të njohur si VAR (Video Asistent Referee), gjë që potencialisht mund ta bëjë Norvegjinë vendin e parë në Evropë që ndërmerr një hap të tillë, transmeton Anadolu.

"Ne shohim se kjo teknologji ka potencial, por ne gjithashtu shohim përmes diskutimit të sotëm dhe votimit pasues që shumica e klubeve tona besojnë se versioni aktual i VAR-it nuk funksionon mjaft mirë", tha Cato Haug, Kryetar i Bordit të Norsk Toppfotball.

Sipas njoftimit të Norsk Toppfotball, rezultatet e votimit tregojnë se shumica e klubeve në ligat norvegjeze Eliteserie dhe OBOS nuk duan të vazhdojnë me përdorimin e VAR-it në futbollin norvegjez.

Rezultatet e votimit tregojnë se 19 pjesëmarrës e mbështetën idenë e heqjes së VAR-it, ndërsa 13 preferuan vazhdimin e përdorimit të tij.

Norsk Toppfotball është organizata që përfaqëson 32 ekipet e futbollit që marrin pjesë në dy divizionet kryesore të Norvegjisë.

Më herët, Federata Suedeze e Futbollit vendosi të mos përdorë sistemin VAR.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın