Sport, football, archive

Kombëtarja e Shqipërisë e femrave në futboll do të zhvillojë dy miqësore me Turqinë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar se ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin "Loni Papuciu" të qytetit të Fierit, në datat 19 dhe 21 gusht në orën 18.00.

16.08.2015 - Përdıtësım : 16.08.2015
Kombëtarja e Shqipërisë e femrave në futboll do të zhvillojë dy miqësore me Turqinë

TIRANË (AA) - Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll, do të zhvilloje dy ndeshje miqësore ndaj homologeve të tyre nga Turqia, ndeshje këto që do luhen në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar se ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin "Loni Papuciu" të qytetit të Fierit, në datat 19 dhe 21 gusht në orën 18.00.

Sipas trajnerit Altin Rraklli: "Këto ndeshje do të shërbejnë për të kontrolluar gjendjen e grupit dhe për të aplikuar mënyrën tonë të lojës".

Për këto dy ndeshje, trajneri Altin Rraklli ka grumbulluar këto futbolliste: Pellumbesha Gjyli, Merva Gerbeti, Arbiona Bajraktari, Fitore Govori, Lucije Gjini, Sara Maliqi, Klaudia Rrotani, Cyme Lulaj, Aurora Seranaj, Megi Doçi, Saranda Hashani, Adelina Bala, Naime Meroci, Suada Jashari, Dafina Memedov, Ferite Kastarti, Fatbardha Aliu, Denisa Proto dhe Geldona Morina.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın