Sport, football, archive

Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll fiton ndeshjen miqësore me Turqinë

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se miqësorja e radhës do të luhet ditën e premte, datë 21 gusht 2015 në të njëjtin stadiumin, duke filluar në orën 18:00.

20.08.2015 - Përdıtësım : 20.08.2015
Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll fiton ndeshjen miqësore me Turqinë

TIRANË (AA) - Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e femrave e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli ka fituar ndeshjen miqësore me Turqinë, dhe mbetet për tu zhvilluar nesër edhe ndeshja e dytë, raporton Anadolu Agency (AA).

 Ndeshja u luajt ditën e mërkurë në orët e pasdites në stadiumin ''Loni Papuciu“ në qytetin e Fierit, ku golin për Shqipërinë e ka shënuar Klaudia Rrotani në minutën e 89.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se miqësorja e radhës do të luhet ditën e premte, datë 21 gusht 2015 në të njëjtin stadiumin, duke filluar në orën 18:00.

Trajneri Rrakllli është shprehur pas përfundimit të kësaj ndeshjeje se është bërë një lojë e mire duke arritur dhe rezultatin e dëshiruar.

Ndërkohë kombëtarja e femrave U-19 në futboll e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka humbur në miqësoren e parë që ka luajtur ditën e martë në qendrën stërvitore të Zenices me ekipin U-19 të Bosnjës dhe Hercegovinës, që ka përfunduar me rezultatin 3:1. FSHF ka bërë të ditur se ndeshja e dytë miqësore do të luhet sot në orën 10:00 në të njëjtën qendër stërvitore

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın