Kombëtarja e Kosovës në futboll triumfon ndaj Lituanisë në shtëpi
Kosova u ngrit në epërsi shumë herët ndaj kundërshtarit, pasi në minutën e pestë, pas një asistimi të sulmuesit Vedat Muriqi ishte Muharrem Jashari ai që konkretizoi me gol për rezultatin 1 me 0 për vendësit
Prishtinë
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka fituar ndeshjen kundër Lituanisë me rezultat 1 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Anadolu.
Kosova u ngrit në epërsi shumë herët ndaj kundërshtarit, pasi në minutën e pestë, pas një asistimi të sulmuesit Vedat Muriqi ishte Muharrem Jashari ai që konkretizoi me gol për rezultatin 1 me 0 për vendësit.
Po ashtu golashënuesi i vetëm i ndeshjes u përjashtua me karton të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë.
Ekipi lituanez pati disa raste për të shënuar gol në pjesën e dytë, dy herë goditi shtyllën e portës së Kosovës, por nuk arriti të shënojë gol.
Kosova në fund të ndeshjes freskoi ekipin e saj me futje të dy lojtarëve nga banka rezervë dhe arriti ta ruante epërsinë.
Kosova aktualisht ka 12 pikë dhe është e dyta në grup, pas Rumanisë e cila ka 15 pikë. Këto dy kombëtare gjithashtu po e presin vendimin e UEFA-s lidhur me ndeshjen e cila u ndërpre më 15 nëntor, vendim i cili nuk dihet nëse do të favorizojë njërin nga kombëtaret apo do t’i ndajë në mënyrë të barabartë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.