Kosova zë vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Karatesë në Budapest
Në finale të repesazhit, më 29 tetor, Kosova fitoi 2-0 ndaj Kazakistanit
Prishtinë
Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore në botërorin e karatesë që u zhvillua në Budapest të Hungarisë, transmeton Anadolu.
Federata e Karatesë e Kosovës (FKK) ka bërë të ditur se vashat e ekipit kosovar të karatesë siguruan vendin e tretë nëpërmjet repesazhit, në edicionin e 26-të të Kampionatit Botëror të Karatesë për Seniorë në Budapest.
Në finale të repesazhit, më 29 tetor, Kosova fitoi 2-0 ndaj Kazakistanit.
Vendi i tretë për Kosovën në këtë kampionat i cili u mbajt nga 24 deri më 29 tetor është një prej sukseseve më të mëdha të karatesë kosovare deri më tani.
Në këtë kampionat kombëtarja e Kosovës e meshkujve u rendit në vendin e 9-të në botë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.