Satuk Buğra Kutlugün
12 Korrik 2018•Përditësim: 12 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Kroacia për herë të parë ka kaluar në finalen e Kupës Botërore, pasi arriti të fitojë ndeshjen kundër Anglisë me rezultat 2-1, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja në stadiumin “Luzhniki” pa tre golashënues, së pari gjuajtjen e shkëlqyeshme të anglezit Kieran Trippier, i cili arriti të shënojë golin e parë në minutën e 5-të.
Mirëpo, Kroacia nuk u dorëzua, ata barazuan rezultatin në minutën e 68-të me golin e Ivan Perisiç-it.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.
Në kohën shtesë, kroati Mario Mandzukiç shënoi golin e tretë në këtë ndeshje duke i dhënë përparësi skuadrës së tij me rezultatin 2-1 në minutën e 109-të.
Kroacia më 15 korrik do të përballet me Francën në finale, ndërsa Anglia do të luajë kundër Belgjikës, këtë herë për vendin e tretë.