Dzihat Aliju
19 Nëntor 2015•Përditësim: 19 Nëntor 2015
Kumanovë (AA) - Nënkampioni i Maqedonisë në basketboll, KB Kumanova, në raundin e katërt të Eurokupës pësoi humbjen e tretë, kësaj radhe nga Turk Telekomi me rezultatin 75-84, raporton Anadolu Agency (AA).
Kumanovarët luajtën guximshëm duke pasur parasysh rivalin e denjë nga Turqia. Pavarësisht humbjes së sotme, ekipi nga Maqedonia akoma mban shanset për kalim në raundin e ardhshëm të garës evropiane në basketboll për çka do t'i nevojitet fitore në dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Rosa Radom dhe në terren mysafir kundër KTP Basket nga Finlanda.
Salla e Sportit Kumanovë
Refer: Spyridon Gontas (Greqi) Manuel Mazzoni (Itali), Boris Krejic (Slloveni)
KB Kumanovo: Marjan Janeski 10, Anthony Lee 11, Uros Petrovic 5, Danilo Negovanovic 9, Uros Lukovic 22, Aleksandar Kostoski 18
Türk Telekom: Ëoodside 11, Erkan Veyseloğlu 8, Jenkins 19, Buckner 13, Cevher Özer 6, Ermal Kurtoğlu 8, Evren Büker 3, Mutlu Akpınar 5, Murat Göktaş 11