Las Vegas, stacioni i radhës në Formula 1
Xhirot e renditjes të garës me 50 xhiro do të mbahen në pistën me një gjatësi prej 6,2 kilometrash në qytetin Las Vegas të shtetit amerikan Nevada nesër në orën 07:00, ndërsa gara të dielën më 24 nëntor në orën 07:00
Istanbul
Emocionet në Kampionatin Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 22-të të Çmimit të Madh të Las Vegasit, raporton Anadolu.
Xhirot e renditjes të garës me 50 xhiro do të mbahen në pistën me një gjatësi prej 6,2 kilometrash në qytetin Las Vegas të shtetit amerikan Nevada nesër në orën 07:00, ndërsa gara të dielën më 24 nëntor në orën 07:00.
Në garat e zhvilluara këtë sezon në F1, piloti Max Verstappen në vendin e parë ka fituar 8 gara, ndërsa Lando Norris dhe Charles Leclerc nga tre, Lewis Hamilton, Oscar Piastri dhe Carlos Sainz nga dy herë, kurse piloti George Russell një herë.
Verstappen ka shansin të shpallet kampion para 2 garave të fundit të sezonit nëse arrin të fitojë pikë në Çmimin e Madh të Las Vegas.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:
- Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 393
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 331
3. Charles Leclerc (Monaco): 307
4. Oscar Piastri (Australi): 262
5. Carlos Sainz (Spanjë): 244
- Ekipet
1. McLaren: 593
2. Ferrari: 557
3. Red Bull: 544
4. Mercedes: 382
5. Aston Martin: 86
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.