Hülya A. Gündüzalp
02 Janar 2016•Përditësim: 03 Janar 2016
ANKARA (AA) - Futbollisti 35 vjeçar Steven Gerrard për mediat angleze tha se planifikon disa gjëra në lidhje me të ardhmen e tij. "Nuk jam 100 përqind i sigurt por si futbollist ky do të jetë viti i fundit për mua", ka thënë legjenda e Liverpoolit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gerrad theksoi se shpesh bisedon me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloop. "Klubi është i interesuar që të kthehem. Jam tifoz i Liverpoolit dhe kam marrëdhënie të mira me Fedaratën e Futbollit të Anglisë. Nëse kthehem në shtëpinë time do të punoj me ekipet profesionale. Duke kaluar kohë në klub do të fitoj përvojë dhe duke e ndjekur stafin teknik do ta mësoj këtë punë", është shprehur ai.
Gerrard gjithashtu zbuloi se qëllimi kryesor i tij pasi të përfundojë sezoni në SHBA është të bëhet trajner.