Bakir Tiro
06 Shtator 2018•Përditësim: 06 Shtator 2018
SHKUP (AA) - Me ndeshjen Kazakistan - Gjeorgji, e cila filllon sot në ora 16:00 në Astana, sipas kohës së Evropës Qendrore fillon Liga e Kombeve, një garë e re e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), raporton Andolu Agency (AA).
Në ditën e parë të garës kategorinë "A" të Ligës së Kombeve, apo grupin elitar, do të luhet një derbi i vërtetë. Në ora 20:45 Gjermania në "Alianz Arena” në Mynih do të presë Francën. Do të jetë ky një ballafaqim mes fitusit të Botërorit të fundit "Rusi 2018" dhe atij të mëparshmit "Brazil 2014".
Në grupin "C" Sllovenia në Lubjanë do të presë Bullgarinë ndërsa në Ligën "D" Maqedonia do të jetë mysafire e Gjibraltarit në stadiumin "Victroria".
- Ndeshjet e sotme
Liga "A"
Mynih - grupi "1": Gjermani – Francë (ora 20:45)
Liga "B"
Uherske Hradishte - grupi "1": Çeki – Ukrainë (20:45)
Kardif – grupi "4": Uells – Republika e Irlandës (20:45)
Liga "C"
Lubjanë – grupi "3": Slloveni – Bullgari (20:45)
Oslo – grupi "3": Norvegji – Qipro (20:45)
Liga "D"
Astana – grupi "1": Kazakistan – Gjeorgji (16:00)
Jerevan – grupi "4": Armeni – Lihtenshtajn (18:00)
Riga – grupi "1": Letoni – Andorrë (20:45)
Gjibraltar – grupi "4": Gjibraltar – Maqedoni (20:45)