Selçuk Buğra Gökalp
04 Gusht 2021•Përditësim: 05 Gusht 2021
Federata e Futbollit të Holandës ka bërë të ditur se 69-vjeçari Louis Van Gaal është emëruar trajner i ekipit kombëtar holandez të futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo do të jetë hera e tretë e Van Gaal-it në drejtimin e ekipit kombëtar pasi ai më parë ishte trajner i ekipit në vitet 2000-2001 dhe 2012-2014.
Më 29 qershor, Frank De Boer dha dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Holandës pasi ekipi kombëtar i vendit u eliminua nga Republika Çeke me një rezultat 2-0 në kampionatin evropian UEFA 2020.
Gjatë karrierës së tij, Van Gaal ishte trajner i ekipeve të mëdha, përfshirë Ajax, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United.
Holanda arriti të fitojë vendin e tretë në Kupën e Botës 2014 nën drejtimin e Van Gaa-it.