Mutlu Demirtaştan
28 Dhjetor 2022•Përditësim: 29 Dhjetor 2022
Basketbollisti slloven i Dallasit dhe një nga më të mirët në Evropë dhe botë, Luka Donçiq ka hyrë në historinë e NBA-së si basketbollisti i parë i cili në një ndeshje të vetme ka shënuar 60 pikë me 21 kërcime dhe 10 asiste, raporton Anadolu Agency (AA).
Dallas Mavericks në vazhdim mposhti New York Knicks me rezultatin 126:121 me "triple-double"-n historike të yllit slloven Donçiq.
Mavericks shënoi fitoren e katërt radhazi dhe në total të 19-ën në sezon, para së gjithash falë "mjeshtrit" slloven Donçiq i cili kishte një statistikë mahnitëse duke hyrë në historinë e NBA-së si lojtari i parë që në një ndeshje të vetme regjistroi "triple-double" me 60 pikë, mbi 20 kërcime dhe 10 asiste.
Donçiq në ndeshjen e fundit theu edhe rekordin personal për pikë të shënuara në një ndeshje, të cilin më parë e mbante me 51 pikë.
Në të njëjtën kohë ai theu edhe rekordin e klubit, të cilin më parë e mbante Dirk Nowitzki, i cili shënoi 53 pikë kundër Houston Rockets në vitin 2004.