Dejan Maksimoviç
11 Tetor 2019•Përditësim: 11 Tetor 2019
Sulmuesi i Interit të Milanos, Romelu Lukaku ka hyrë në historinë e kombëtares së Belgjikës si futbollisti i parë që ka shënuar më shumë se 50 gola, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lukaku ka kohë që është bërë golashënuesi më i mirë i Belgjikës, por mbrëmë në ndeshjen e kualifikimeve për "EURO 2020" shkoi një hap para. Në fitoren me rezultatin 9:0 ndaj San Marinos shënoi dy gola dhe arriti gjithsej 51 gola. Me fitoren kundër skuadrës së vogël të San Marinos, ata u bënë kombëtarja e parë që ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Lukaku, 51 golat i ka shënuar në 83 ndeshje të luajtura në fanellën e kombëtares.
Ai karrierën e filloi në Anderlecht, më pas luajti për Chelsea, West Bromwich Albion, Everton, Manchester United ndërsa tani luan për Interin.