Hüseyin Burak Demirer
25 Gusht 2018•Përditësim: 27 Gusht 2018
ANKARA (AA) - Anësori francez i Bayern Munichut, Kingsley Coman, për shkak të lëndimit do të mungojë disa javë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së bërë nga klubi, në ndeshjen e hapjes së sezonit të luajtur me Hoffenheim të cilën e fituan 3-1, është lënduar futbollisti francez. Ai do të operohet, ndërsa pritet që pas disa javësh të kthehet në fushat e blerta.
Futbollisti 22 vjeçar edhe në muajin shkurt ishte lënduar nga e njëjta këmbë dhe pas operacionit nuk kishte veshur fanellën 2,5 muaj.