Abdulkadir Karakaya
17 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Futbollisti i klubit anglez Arsenal, Gabriel Martinelli do të mungojë në fushën e gjelbër deri vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Martinelli lëndoi gjurin e majtë gjatë stërvitjes më 21 qershor. Menaxhmenti i Arsenalit njoftoi sot se golashënuesi 19-vjeçar brazilian i është nënshtuar një operacioni në gju.
Më tej thekson se ndërhyrja kirurgjikale është kryer me sukes por se Martinelli nuk do të mund të luaj futboll deri në fund të këtij viti.
Martinelli me fanellën e "topxhinjëve" ka luajtuar 26 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.
Krerët e Arsenalit deklaruan se një operacioni i është nënshtruar edhe mbrojtësi Pablo Mari i cili për shkak të lëndimit të nyjes së majtë nuk do të luaj deri në shtator.