Yunus Kaymaz
20 Prill 2019•Përditësim: 21 Prill 2019
Manchester City, që garon për t'u bërë kampion në Premier Ligën Angleze, ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Tottenham-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas humbjes kundër klubit të Londrës në çerekfinalen e UEFA Ligës së Kampionëve, Manchester City drejtuar nga trajneri spanjoll Pep Guardiola, sot u përball në ligë.
Manchester City në minutën e 5-të kaloi në epërsi me golin e 18 vjeçarit Philip Foden, ndërsa në ndeshje nuk u realizua ndonjë gol tjetër, dhe ndeshja përfundoi 1-0. Foden shënoi golin e parë të tij në Premier Ligë.
Pas kësaj ndeshje Manchester City arriti në 86 pikë, ndërsa Tottenham Hotspur me 67 është në vendin e tretë.