Sport

Maqedonia e Veriut mposht me rezultat minimal Letoninë në Ligën e Kombeve

Ndeshja në përgjithësi ishte në favor të vendasve për sa i përket posedimit të topit dhe rasteve të krijuara, por goli i vetëm në ndeshje u arrit në minutën e 57-të nga Nikolla Serafimov

Shpetim Hiseni  | 15.11.2024 - Përdıtësım : 15.11.2024
Maqedonia e Veriut mposht me rezultat minimal Letoninë në Ligën e Kombeve Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll fitoi me rezultatin 1-0 ndeshjen përballë Letonisë, e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së, raporton Anadolu.

Ndeshja u zhvillua në Arenën Kombëtare Todor Proeski në kuadër të Grupit 4 të Ligës C.

Ndeshja në përgjithësi ishte në favor të vendasve për sa i përket posedimit të topit dhe rasteve të krijuara, por goli i vetëm në ndeshje u arrit në minutën e 57-të nga Nikolla Serafimov.

Pas ndeshjes së sontme, Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e parë në Grupin 4 me 13 pikë, duke lënë mbrapa Ishujt Faroe me 6 pikë dhe Armeninë dhe Letoninë me nga 4 pikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.