Ekip
06 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
DORTMUND (AA) - Heroi i Kupës së Botës i Gjermanisë, Mario Goetze, pritet të kthehet në stërvitjet e Borussia Dortmund, kur ata të mblidhen nga pushimi veror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Goetze nuk ka luajtur që nga janari dhe është diagnostikuar në shkurt me "çrregullime metabolike" pas disa muajsh të problemeve të përsëritura muskulare.
Futbollisti 25 vjeçar përfundoi vetëm katër ndeshje për Dortmundin në 11 paraqitje të Bundesligës që kur u kthye nga rivali i Bundesligës, Bayern Mynih gjatë verës së kaluar.
Trajneri i ri i Dortmundit, Peter Bosz, gjithashtu pret që të premten të marrin pjesë, Omer Toprak dhe Dan-Axel Zagadou, ndonëse lista e lëndimeve mbetet e gjatë, ndërsa Marco Reus, Raphael Guerreiro, Julian Weigl dhe Shinji Kagawa ende janë jashtë.