SARAJEVË (AA) - Mateo Kovaçiç, lojtari i kombëtares kroate nga sot edhe zyrtarisht është lojtari i ri i Real Madrid, konfirmohet nga "klubi mbretëror", trameton Anadolu Agency (AA).
Ish-lojtari i ekipit të parë të Dinamos së Zagrebit dhe së fundmi edhe i Interit të Milanos, me klubin e ri, ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare.
Real nesër (e mërkurë 19 gusht), pasi që lojtarët e tij të ri të kalojnë kontrollin mjekësor, do të prezantojë Kovaçiç-in në orën 13:00 në stadiumin "Santiago Bernabeo".