Dejan Maksimoviç
27 Dhjetor 2017•Përditësim: 28 Dhjetor 2017
PARIS (AA) – Kylian Mbappe, futbollisti i ri i Paris Saint-Germain, e pranoi për mediat spanjolle se këtë verë para kalimit nga Monaco në PSG, ka negociuar me Real Madridin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lojtari i kombëtares së Francës, i cili javën e kaluar mbushi 19 vjeç, gjatë verës lidhej me “klubin mbretëror”, por në fund shkoi në huazim në PSG. Monaco u dakordua me pronarët e pasur të klubit parisien që për Mbappe vitin e ardhshëm të paguajnë dëmshpërblim madje 170 milionë euro.
“Po, është e vërtetë se kam negociuar me Real Madridin. Megjithatë, e gjithë kjo është e kaluar si për mua ashtu edhe për klubet që kanë qenë të kyçur në atë rrëfim. Kur në muajin shkurt të takohemi në Ligën e Kampionëve dëshiroj të përcjell porosinë e përbashkët se jemi dy klubet më të mira në botë. Real Madridi për shkak se dy herë me radhë fitoi Ligën e Kampionëve, e ne për shkak se jemi në ngritje të lartë”, tha Mbappe.
Në bisedë për revistën “Marca” futbollisti theksoi se shumë të ri në Francë, Zinedine Zidane, trajnerin e tanishëm të Realit e kanë idhull.