Dejan Maksimoviç
30 Mars 2016•Përditësim: 30 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Lionel Messi shënoi golin e tij të 50-të për kombëtaren e Argjentinës në futboll, duke i siguruar ekipit të tij fitore të rëndësishme kundër Bolivisë me razultatin 2:0. Me këtë gol Messi iu afrua Gabriel Omar Batistituta-s, golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Argjentinës, raporton Anadolu Agency (AA).
"Batigol-i" i famshëm në fanellën e ekipit kombëtar në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 2002 shënoi 56 gola. Prandaj, është reale të pritet që 28 vjeçari Messi, në të ardhmen të arrijë dhe të kalojë rekordin e Batistutës.