Hüseyin Burak Demirer
20 Nëntor 2020•Përditësim: 21 Nëntor 2020
Futbollisti gjerman me origjinë turke i klubit të Premier Ligës Angleze, Arsenal, Mesut Özil, bëri thirrje për zbutjen e anti-islamizmit me mirësi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në Twitter, Özil rikujtoi se islamofobia dhe anti-islamizmi ka shënuar rritje në botë, përfshirë edhe në Evropë, duke pohuar se këtu kanë luajtur rol të madh edhe mediat.
"Islamofobisë duhet t'i përgjigjemi në një mënyrë që nuk e përforcon atë. Duhet ta zbutim dhe ta heshtim me mirësi", shkroi ai.
Futbollisti 32-vjeçar gjithashtu shpërndau ajetin e sures "Fusilet" nga Kurani: "Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt".