Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Mourinho pas fitores ndaj Maccab-it: Ndjenjë e mirë kur sërish fiton

Chelsea në Premier Ligë shënoi një varg rezultatetsh të dobëta për shkak të cilës Mourinho ishte në shënjestër të kritikave të ashpra nga opinioni britanez i futbollit

17.09.2015 - Përdıtësım : 17.09.2015
Mourinho pas fitores ndaj Maccab-it: Ndjenjë e mirë kur sërish fiton

LONDËR  (AA) – Trajneri Jose Mourinho pas fitores së mbrëmshme të ekipit të tij kundër Maccabi Tel Aviv-it me rezultat 4:0, deklaroi se është e mirë ndjenja kur sërish fiton, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është e mirë ndjenja kur sërish fiton. Penaltinë të cilën e humbëm ishte provë e madhe për ne. Kur pikërisht të gjithë janë kundër jush ju fitoni një penalti të cilin e humbisni. Mendoj se kjo ishte një provë për karakterin e ekipit tonë. Jam i lumtur me lojën e ekipit tim, si dhe me rezultatin”, tha Mourinho.

Chelsea në Premier Ligë shënoi një varg rezultatetsh të dobëta për shkak të cilës Mourinho ishte në shënjestër të kritikave të ashpra nga opinioni britanez i futbollit.Të gjithë në Britani të Madhe mbanin shikimin drejt portugezit dhe ekipit të tijë në ndeshjen kundër Maccabi Tel Aviv-it.

Mourinho pas ndeshjes tha se është shumë me rëndësi që Chelsea shënoi një fitore në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Të kishim pësuar humbje, dhe të ishte nevojitur të stërviteshim pas humbjes për t’u përgatitur për derbin me Arsenalin, kjo vërtet do të ishte shumë e vështirë. Ishim agresiv në ndeshjen me Maccab-in. Kur e humbnim posedimin e topit reagonim shpejt dhe tentonim që t’i detyronim të gabojnë kundërshtarët. Kishim qarkullim të mirë të topit përgjatë ndeshjes. Nuk kemi fituar Barcelonën dha Bajernin, por kemi luajtur kundër një ekipi që na vështirësoi punën”, tha trajneri portugez.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın