Muhammed Enes Çallı
14 Shkurt 2020•Përditësim: 15 Shkurt 2020
Boston Celtics mposhti Los Angeles Clippers me rezultatin 141:133 në kohën shtesë duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në shtëpi të enjten vonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë ndeshje spikati Jayson Tatum me paraqitjen e tij dhe me 39 pikët e shënuara, ndërsa Marcus Smart shënoi 31 pikë për Celtics.
Gordon Hayward gjithashtu shënoi "double-double" me 21 pikë dhe 13 kërcime.
Në anën humbëse, Lou Williams ishte koshashënuesi më i mirë në radhët e Clippers me 35 pikë.
Në kohën shtesë lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Kawhi Leonardi cili shënoi 28 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Montrezl Harrell shënoi 24 pikë dhe 13 kërcime.
Gjatë lojës, Celtics njoftoi se do të pensionojë fanellën e ish-lojtarit të tyre të yllit Kevin Garnett në sezonin e ardhshëm.
Celtics tani është e 3-ta në Konferencën Lindore, me një rekord prej 38 fitore dhe 16 humbje.
Ndërkohë, Clippers regjistroi 37 fitore dhe 18 humbje duke u radhitur në vendin e 3-të në Konferencën Perëndimore.
Thunder shënoi fitore ndaj Pelicans 123:118
Danilo Gallinari pati një paraqitje të mrekullueshme me 29 pikë në rezultatin 123:118 të Oklahoma City Thunder kundër New Orleans Pelicans në sallën Smoothie King.
Gallinari shënoi 11 pikë nga 29 pikët e tij në çerekun e fundit ndërsa Chris Paul shënoi një "double-double" si dhe me 14 pikë dhe 12 asiste.
Në radhët e Pelicans, Zion Williamson shenoi 32 pikë.
Thunder ka 33 fitore dhe 22 humbje. Ai radhitet në vendin e 6-të në Konferencën Perëndimore ndërsa Pelicans regjistruan 23 fitore dhe 32 humbje, aktualisht jashtë synimit për "play-off".