Can Erözden
23 Dhjetor 2020•Përditësim: 24 Dhjetor 2020
Kampionët në fuqi të NBA-së, Los Angeles Lakers u mposhtën nga rivalët Los Angeles Clippers 116:109 të martën ndërsa filloi sezoni 2020-21 i NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dyshja e Clippers Paul George dhe Kawhi Leonard së bashku shënuan 59 pikë duke sjellë fitoren e parë të sezonit.
George shënoi 33 pikë, përfshirë një shpërthim prej 15 pikësh në çerekun e tretë. Leonard shënoi 26 pikë në Qendrën Staples të Los Angeles.
Përveç kësaj, katër lojtarë të Clippers shënuan me dy shifra kundër Lakersave.
Superylli i Lakers, LeBron James shënoi 22 pikë. Anthony Davis shënoi 18 pikë dhe pati 7 kërcime.
Montrezl Harrell dhe Dennis Schroder regjistruan secili "double-double" për Lakersat.
Harrell kishte 17 pikë dhe 10 kërcime. Schroder shënoi 14 pikë dhe 12 kërcime si dhe 8 asiste.
Durant kthehe me fitore
Sulmuesi amerikan Kevin Durant, i cili nuk luajti në asnjë lojë zyrtare që nga qershori i vitit 2019 kur pësoi këputje të tendinit të Akilit, u kthye në terren me një fitore kundër ish-skuadrës së tij Golden State Warriors.
Durant dhe Kyrie Irving çuan Brooklyn Nets në një fitore 125:99 në Qendrën Barclays të Brooklynit.
Dyshja Nets Durant dhe Irving shënuan 48 pikë gjithsej. Durant kishte 22 pikë. Irving shënoi 26 pikë.
Caris LeVert kishte 20 pikë dhe 9 kërcime për Nets.
Mbrojtësi i Warriors, Stephen Curry regjistroi “double-double” me 20 pikë dhe 10 asiste.
Basketbollisit 19-vjeçar i Warriors, James Wiseman shënoi 19 pikë në ndeshjen e tij të parë zyrtare në NBA.