Ekip
01 Tetor 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Los Angeles Lakers mposhtën Miami Heat me rezultatin 116:98 në ndeshjen e parë të finales së NBA-së të mërkurën në kompleksin sportiv Disney në Orlando të Floridas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Superyjet e Lakersave, LeBron James dhe Anthony Davis së bashku shënuan 59 pikë ndërsa Heat ishte e dobësuar për shkak të lëndimit të Goran Dragiç, Bam Adebayo dhe Jimmy Butler.
Dragiç ka pësuar një tërheqje të muskulit të shputës në këmbën e tij të majtë dhe gjendja e tij do të rivlerësohet ndërsa rezultatet me rreze X të shpatullave të Adebayo dolën negative.
Butler gjithashtu lëndoi kyçin e këmbës së majtë, por qëndroi në lojë.
Lakersat arritën të përmbysnin rezultatin nga një diferencë prej 13 pikësh në një epërsi prej 3 pikësh në çerekun e parë. Davis shënoi 34 pikë, James kishte një performancë të jashtëzakoshme me 25 pikë, 13 kërcime dhe 9 asiste.
Tre lojtarë të tjerë të Lakersave, Alex Caruso, Kentavious Caldwell-Pope dhe Danny Green shënuan në dy shifra, ndërsa Lakersat tejkaluan Heat 54:36.
Anthony Davis, me 34 pikë në ndeshjen e parë finale në karrierën e tij u bë lojtari i parë pas Shaquille O'Neal (2000) që shënoi plus 30 pikë në debutimin e tij.
Ai gjithashtu është bërë lojtari i parë që shënon plus 30 pikë në një ndeshje finale të NBA-së që nga koha e Kobe Bryant, duke shënuar 38 pikë në ndeshjen e pestë të finales së vitit 2010.
Në një tjetër statistikë interesante, kjo është ndeshja e parë ndonjëherë në finalet e NBA-së që dy skuadra arritën në finale dhe nuk kaluan në "play-off" sezonin e kaluar.