Abdulkadir Karakaya
09 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Në gjysmëfinalen e Playoff-it të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), Miami Heat fitoi ndeshjen kundër Milwaukee Bucks me rezultatin 103-94, duke e çuar serinë në 4-1 dhe duke u bërë ekipi i parë që u kualifikua në finale në Konferencën Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet Playoff në NBA vazhduan me dy ndeshje. Miami Heat me fitoren kundër Milwaukee Bucks arriti të kualifikohet në finalen e konferencës për herë të parë që nga viti 2014.
Për Miami Heat, Jimmy Butler dhe Goran Dragic shënuan nga 17 pikë secili, kurse Jae Crowder 16 pikë.
Ndërkaq, te Bucks, Khris Middleton shënoi 23 pikë dhe 7 kërcime dhe Brook Lopez 15 pikë, 14 kërcime.
Lakers kryeson 2-1 në seri
Në Konferencën Perëndimore, Los Angeles Lakers ishin më të mirë se Houston Rockets me rezultatin 112-102 në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales, duke e çuar serinë në 2-1.
Për Lakers, LeBron James u dallua me 36 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Anthony Davis shënoi "double double" me 26 pikë dhe 15 kërcime.
Me fitoren e tij të 162-të të përgjithshme, LeBron James tejkaloi Derek Fisher-in, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje të fituara në historinë e Playoff-it në NBA.
Te Rockets, 33 pikët nga James Harden, 30 nga Russell Westbrook dhe 16 nga Jeff Green nuk ishin të mjaftueshme për fitore.