Emre Aşıkçı
02 Tetor 2020•Përditësim: 03 Tetor 2020
Klubi i Ligës amerikane të Basketbollit (NBA), Philadelphi 76ers ka angazhuar trajnerin Doc Rivers, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pas bisedimeve të shpejta, Doc Rivers ka arritur marrëveshje mbi një kontratë 5-vjeçare për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Philadelphias 76ers", thanë të enjten burime për ESPN”, bëri të ditur gazetari Adrian Wojnarowski në ESPN.com.
"Marrëveshja e Rivers me Sixers vjen vetëm tre ditë pasi ai ndau rrugët me LA Clippers. Kjo po ashtu do të thotë se ai do të kthehet në Divizionin Atlantik, ku do të jetë një rival kryesor i Boston Celtics, me të cilin Rivers fitoi një titull të NBA-së në vitin 2008 si trajner", shtohet më tej.
Në vitin 2000, Rivers fitoi çmimin Trajneri i Vitit me Orlando Magic.