Can Erözden
09 Janar 2020•Përditësim: 10 Janar 2020
Huston Rockets shënoi fitore ndaj Atlanta Hawks me 122:115 të mërkurën në ndeshjen e luajtur në Atlanta, ndërkaq NBA regjistroi rekord të ri të dysheve të trefishta (triple-double), raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtësi dhe super-ylli i Rockets, James Harden shënoi 41 pikë kundër Hawks. Po ashtu 30-vjeçari regjistroi 10 asiste dhe 10 kërcime duke shënuar rekord të ri të dysheve të trefishta (triple-double) në Konferencën Perëndimore.
Nga ana tjetër, lojtari i Hawks, 21-vjeçari Trae Young shënoi 42 pikë, 13 kërcime dhe 10 asiste.
Harden dhe Young u bënë dyshja e parë kundërshtare në NBA të cilët shënuan mbi 40 pikë të dysheve të trefishta në të njëjtën lojë.
Sezoni i mbrojtësit All-Star të Rockets, Harden po vijon në mënyrë spektakolare, duke arritur mesatarisht 38.4 pikë në lojë. Ai aktualisht kryeson NBA në kategorinë e pikëve.
Rezultatet:
Atlanta Hawks - Houston Rockets 115:122
Charlotte Hornets - Toronto Raptors 110:112 (koha shtesë)
Indiana Pacers - Miami Heat 108:122
Boston Celtics - San Antonio Spurs 114:129
Orlando Magic - Washington Wizards 123:89
Dallas Mavericks - Denver Nuggets 106:107
New Orleans Pelicans - Chicago Bulls 123:108
Utah Jazz - New York Knicks 128:104
Golden State Warriors - Milwaukee Bucks 98:107