Muhammed Enes Çallı
20 Nëntor 2019•Përditësim: 21 Nëntor 2019
Los Angeles Lakers shënoi fitore ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 112:107 të martën në mbrëmje duke arritur fitoren e tyre të pestë radhazi në NBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Tandemi i yjeve të Lakers, Anthony Davis dhe LeBron James dominoi lojën duke i sjellë Lakers avantazhin 12:2 dhe duke ruajtur fillimin mbresëlënës të skuadrës në sezonin 2019/2020 të NBA-së.
Lojtari All-Star, LeBron James u shqua më së shumti me "triple-double" duke shëuar 25 pikë, 11 kërcime dhe 10 asiste.
Pasi regjistroi "triple doublen" e tij të 86-të, James shkroi histori duke u bërë lojtari i parë që arrin "triple-double" kundër çdo skuadre në NBA.
Anthony Davis ishte gjithashtu i pandalshëm me 34 pikë dhe 7 kërcime.
Mbrojtësi gjerman Dennis Schroder me 31 pikët e tij, u bë koshashënuesi më i mirë për Thunder.
Në një ndeshje tjetër të së martës, Golden State Warriors mposhti Memphis Grizzlies 114:95 për t'i dhënë fund ndeshjes së tyre të shtatë në humbje.
Mbrojtësi i Warriors Alec Burks pati një performancë mbizotëruese pasi shënoi 29 pikë, më së shumti gjatë sezonit.
Në ekipin humbës, Ja Morant shënoi 20 pikë dhe 6 asiste.
- Rezultatet e së enjtes në NBA:
Sacramento Kings - Phoenix Suns 120:116
Memphis Grizzlies - Golden State Warriors 95:114
New Orleans Pelicans - Portland Trail Blazers 104:115
Los Angeles Lakers - Oklahoma City Thunder 112:107