Can Erözden
07 Qershor 2021•Përditësim: 08 Qershor 2021
YouTuberi amerikan Logan Paul të dielën i mbijetoi luftës me tetë raunde në boks kundër kampionit të pesëfishtë të botës Floyd Mayweather, pasi ndeshja përfundoi barazi në Miami të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nuk dua që askush të më thotë kurrë më se diçka është e pamundur. Fakti që jam këtu me një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave dëshmon shanset se mund të mposhtet", tha Paul pas ndeshjes.
Mayweather, 44-vjeçar, vlerësoi kundërshtarin e tij 26-vjeçarë për qëndresën e tij.
"Ai është më i mirë nga sa mendoja", tha Mayweather.
"Ai është një garues i ashpër, i vështirë ... U habita nga ai sonte", shtoi ish-ylli i boksit.
Mayweather konsiderohet të jetë një nga legjendat e boksit, duke fituar të gjitha 50 ndeshjet profesionale në tërë karrierën e tij. Për herë të fundit ai luftoi profesionalisht në vitin 2017, kur mposhti yllin irlandez të MMA-së, Conor McGregor.