Ndeshja historike Shqipëri-Serbi përfundon me rezultatin 0-2
Të dy golat janë shënuar në minutat e fundit shtesë të ndeshjes, nga Kloravov dhe Ljajiç, ndërsa nuk pati incidente gjatë zhvillimit të ndeshjes

Elbasan
ELBASAN (AA) – Ndeshja historike Shqipëri – Serbi, e cila u tërhoqi vëmendjen e opinionit vendas dhe botëror, ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të ekipit serb, duke marrë tre pikët, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dy golat janë shënuar në minutat e fundit shtesë të ndeshjes, nga Kolarov dhe Ljajiç, ndërsa nuk pati incidente gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Pas këndimit të himeneve përkatëse ka filluar pa incidente pjesa e parë, por në minutën e katër është ndëshkuar me karton të verdhë futbollisti serb, Mitroviç, ndërsa Cana nga ekipi shqiptar ka marrë karton të verdhë në minutën e 16-të. Ndërkohë gjatë himnit të Serbisë nga tifozët në stadium ka patur disa fishkëllima.
Një gol është anuluar nga arbitri italian për skuadrën e Serbisë, i cili u shënua nga Ljajiç në minutën e 36-të të ndeshjes.
Në minutën e 44 është dëmtuar një nga lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila i cili ka lënë fushën e blertë, ndërsa ka patur në pjesën e parë vetëm dy minuta shtesë, pjesë ecila u mbyll me rezultatin 0-0.
Ndërsa në pjesën e dytë për ekipin shqiptar Ergys Kaçe ka zëvendësuar Andi Lilën i cili u largua pas dëmtimit. Ndërsa në pjesën e dytë nga ekipi serb Ivanoviç pasi është dëmtuar, u zëvendësua nga Tosiç. Trajneri i ekipit të Shqipërisë, Gianni De Biasi ka futur në lojë gjatë pjesës së dytë edhe Cikalleshin dhe Mehën.
Edhe pse momentet për të shënuar gol nuk kanë munguar, ekipi i Shqipërisë nuk arriti të shënonte asnjë gol në këtë sfidë historike.
Një moment interesant në këtë ndeshje ishte ku një lojtarë me origjinë shqiptare, Sulejmani është bërë pjesë e lojës për skuadrën serbe në minutën e 55, duke zëvendësuar Tadiç, por përfshira e tij në lojë është shoqëruar vërshëllimet e tifozëve shqiptare.
Qyteti i Elbasanit ishte nën kontroll të rreptë të forcave të policisë, të cilët ishin pozicionuar në pika të ndryshme në qytet, ku u angazhuan mbi 2.300 forca policie, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan.
Ndërkohë mijëra tifozë shqiptarë kanë krijuar atmosferë festive në stadium dhe jashtë tij, ndërsa brenda në stadium ishin rreth 60 studentë nga Serbia, në kuadër të një marrëveshjeje mes dy qeverive. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, studentët serb, janë shoqëruar edhe nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Srdan Verbiç.
Në qendër të vëmendjes tashmë do të jeta përballja e Shqipërisë kundër Armenisë më 11 tetor në Erevan.
Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0, në tavolinë ndeshjen kundër Serbisë të zhvilluar më 14 tetor të vitit 2014 në Beograd dhe të ndërprerë në minutën e 42, pas incidenteve për të mos rinisur më. Vendimi ishte marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, e cila ka përmbysur vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe të Apelit të UEFA-s.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.