Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Ndeshja Skënderbeu-Beşiktaş, ekipi turk mbërrin në Shqipëri

Ndeshja mes Beşiktaş-it dhe ekipit shqiptar Skënderbeu luhet për UEFA Europa League, Grupi H, ditën e enjte më 17 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”.

16.09.2015 - Përdıtësım : 16.09.2015
Ndeshja Skënderbeu-Beşiktaş, ekipi turk mbërrin në Shqipëri

TIRANË (AA) – Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ekipi turk i futbollit Beşiktaş, që në vendin e tyre njihet me nofkën “shqiponja”, pasi nes ër do të ndeshet me skuadrën shqiptare nga Korça, Skëberbeu, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja mes Beşiktaş-it dhe ekipit shqiptar Skënderbeu luhet për UEFA Europa League, Grupi H, ditën e enjte më 17 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”.

Antërarët e ekipt të Beşiktaş-it janë: Tolga Zengin, Günay Güvenç, İsmail Köybaşı, Serdar Kurtuluş, Dusko Tosic, Atiba Hutchinson, Mustafa Pektemek, Jose Sosa, Kerim Frei, Alexander Milosevic, Cenk Tosun, Necip Uysal, Ersan Adem Gülüm, Andreas Beck, Gökhan Töre, Ricardo Quaresma, Mario Gomez, Luiz Rhodolfo.

Ndeshja që do të zhvillohet nesër në orën 21.05 në stadiumin “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit do të drejtohet nga arbitri hungarez, Tamas Bongar si arbitër kryesorë dhe ndihmësit e tij do të jenë Laszlo Viszokai dhe Gabor Erös, ndërsa arbitri i 4 do të jetë Oszkar Lemon, dhe arbritrat shtesë Zsolt Szabo dhe Peter Solymosi.

Ekipi i Beşiktaş-it pas mbërritjes në Shqipërisë do të vijojë me stërvitjet përgatitore për ndeshjen kundër Skënderbeut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın