Mücahit Hüseyin Eroğul
26 Gusht 2020•Përditësim: 27 Gusht 2020
Ndeshja mes FK Kukësit nga Shqipëria dhe klubit Slavia Sofia nga Bullgaria, në kuadër të ndeshjes së raundit të parë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës do të drejtohet nga arbitri turk, Arda Kardeşler, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja do të zhvillohet të enjten më 27 gusht në Tiranë në Arenën Kombëtare "Air Albania".
Në deklaratën e Federatës Turke të Futbollit (TFF) thuhet se ndihmësit e Kardeşler do të jenë Kerem Ersoy dhe Cevdet Kömürcüoğlu ndërsa arbitri i katërt do të jetë Bahattin Şimşek.
Ndërkohë, vëzhguesi i UEFA-s, Murat Ilgaz do të marrë detyrën e vëzhguesit të arbitrit në ndeshjen mes Maccabi Haifa të Izraelit dhe Zheljezniçarit të Bosnjë e Hercegovinës në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës.