Fatih Çakmak
09 Mars 2020•Përditësim: 10 Mars 2020
Kryetari i Federatës Sportive Turke për Sportet e Veçanta, Birol Aydın, tha se në Lojërat e 2-ta Sportive Botërore për sportistët me sindromën Down që do të zhvillohet në Turqi do të marrin pjesë 1.500 sportistë specialë nga 26 vende si dhe administrues.
Aydın në deklaratën për Anadolu Agency (AA) foli për përgatitjet për Lojërat e 2-ta Sportive Botërore për sportistët me sindromëm Down (Trisome Games 2020) që do të organizohet nga data 31 mars - 7 prill në Antalya.
Ai rikujtoi se ky organizim që është i natyrës së lojërave olimpike për sportistët specialë për herë të parë është organizuar në Itali.
"Është tejet e rëndësishme për përparimin e sportit turk, për tejkalimin e pengesave nga ana e personave me aftësi të kufizuar me anë të sportit", tha ai.
Aydın potencoi se në mënyrë unanime Turqia sivjet është zgjidhur si vend organizator.
"Inshallah vëllezërve tonë me sindromën Down do t'u tregojmë mikëpritjen turke. Turqia natyrisht se gjithmonë është kandidate për lojërat olimpike, paralimpike", theksoi Aydın, duke shtuar se pavarësisht se në Itali kanë marrë pjesë 22 shtete, në organizimin në Turqi do të marrin 33 shtete.
Ai theksoi se ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, më 2 mars është takuar me sportistët specialë gjë e cila ka dhënë motivim të lartë për sportistët specialë.
- "Personat me aftësi të kufizuar në Turqi jetojnë epokën e tyre të artë"
Ai situatën e fundit në Turqi e vlerëson si "Personat me aftësi të kufizuar në Turqi jetojnë epokën e tyre të artë", duke e falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për mbështetjen.
"Në turneun në Antalya do të marrin pjesë 1.500 sportistë dhe administrues nga 36 vende. Ky është një rekord. Të gjithë personat me sindromën Down do t'i presim në Antalya", u shpreh Aydın.
Ndërkohë, duke folur për pjesëmarrjen e ekipit turk, ai tha se marrin pjesë me 120 sportistë, me një ekip më të madh.
Lidhur me kushtet e pjesëmarrjes në Lojërat Paralimpike të Tokios 2020, Aydın tha se janë të vështira.
Ai tha se Turqia në Lojërat Paralimpike të Tokios 2020 do të marrë pjesë me 3 sportistë, dy në atletikë dhe një në ping-pong.