Pasqyra e gjendjes në 5 ligat më të mëdha të futbollit në Evropë
Në Spanjë tabelën e kryeson Barcelona, kurse në Angli Liverpooli, në Itali Interi, në Gjermani Bayern Munich si dhe në Francë Paris Saint-Germain (PSG)

Istanbul
Ndeshjet e futbollit në Gjermani (Bundesligë), Francë (Ligue 1), Angli (Premier Ligë), Spanjë (LaLiga) dhe Itali (Serie A), të cilat janë ndër 5 ligat më të mëdha të futbollit në Evropë, vazhduan gjatë fundjavës, raporton Anadolu.
Në Spanjë tabelën e kryeson Barcelona, kurse në Angli Liverpooli, në Itali Interi, në Gjermani Bayern Munich si dhe në Francë Paris Saint-Germain (PSG).
- Barcelona vazhdon kryesimin e tabelës
Lideri i LaLiga-s, Barcelona, e arriti fitoren e 7-të radhazi kundër Atletico Madridit me golat e shënuara në minutat shtesë, 4-2.
Në pamundësi për të parandaluar golat e Julian Alvarez dhe Alexander Sörloth, skuadra katalonjase arriti të shpëtojë tre pikë me golat e Robert Lewandowski, Ferran Torres (2) dhe Lamine Yamal, pavarësisht se ishte duke humbur me rezultat prej 2-0 në 20 minutat e fundit të kohës normale.
Kampioni i fundit, Real Madridi fitoi ndeshjen kundër Villarrealit me rezultatin 2-1. Ndërkaq, Athletic Bilbao arriti fitoren e parë pas dy javësh në ndeshjen kundër Sevilla-s, të cilën e fitoi 1-0.
Barcelona, e cila ka 60 pikë në fund të javës së 28-të të kampionatit, është në krye të tabelës me diferencë golash, përpara Real Madridit edhe pse ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë, Atletico Madridi dhe Athletic Bilbao me 56 dhe 52 pikë përkatësisht.
- PSG i afrohet titullit
Lideri i Ligue 1, PSG fitoi ndaj Olympique Marseille me 3-1 në atë që konsiderohet një ndeshje "klasike" në futbollin francez, me golat e Ousmane Dembele, Nuno Mendes dhe Pol Lirola (autogol).
Ndjekësi më i afërt i PSG-së, Monaco fitoi ndaj Angers me rezultat prej 2-0, kurse Nice barazoi 1-1 me Auxerre.
Olympique Lyon siguroi fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Le Havre 4-2.
Në Ligue 1, ku PSG e pamposhtur kryeson me 68 pikë në fund të javës së 26-të, Marseille ka 49 pikë, Monaco dhe Nice kanë nga 47 pikë dhe Lyon ka 45 pikë.
PSG-ja, e cila ka arritur fitoren e 7-të radhazi, ka shansin të shpallet kampion në varësi të rezultateve që ekipet tjera do të marrin në javën e 27-të.
Që PSG të fitojë kampionatin me 7 javë të mbetura, do t'i duhet të fitojë kundër Saint-Etienne, Olympique Marseille do të duhet të humbasë kundër Reims dhe ndeshja Monaco-Nice duhet të përfundojë me barazim.
Nëse parisianët fitojnë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Saint-Etienne dhe Angers, do të kurorëzohen kampionë në javën e 28-të, pavarësisht rezultateve të kundërshtarëve.
- Liverpool kryeson tabelën me 12 pikë diferencë
Liverpooli, i cili u eliminua nga PSG në UEFA Ligën e Kampionëve dhe humbi 2-1 nga Newcastle United në finalen e Kupës së Ligës angleze, e kaloi javën pa luajtur asnjë ndeshje në Premier League.
Arsenali, ndjekësi më i afërt i Liverpoolit, mposhti 1-0 Chelsean në derbin e Londrës dhe fitoi pas 3 javësh.
Kampioni i fundit, Manchester City, humbi pikë për herë të tretë në katër javë, pasi barazoi 2-2 ndaj Brightonit.
Nottingham Forest, skuadra surprizë e sezonit, fitoi 4-2 ndaj Ipswich Town.
Në javën e 29-të të ligës, Liverpooli kryeson tabelën me 70 pikë, 12 pikë përpara Arsenalit. Këto dy skuadra ndiqen nga Nottingham Forest me 54 pikë, Chelsea me 49 pikë dhe Manchester City me 48 pikë.
- Interi e rriti diferencën e pikëve në 3
Lideri i Serie A-së, Interi mori një frymë të thellë në krye të tabelës duke fituar 2-0 kundër Atalantës.
Napoli, ndjekësi më i afërt i vendit të parë, pësoi një barazim zhgënjyes 0-0 kundër kundërshtarit që është në zonën e rënies Venezia. Napoli, i cili humbi pikë për herë të 6-të në 7 javët e fundit.
Roma, nën drejtimin e Claudio Ranierit, i cili prej 13 javësh nuk ka parë humbje në kampionat, mundi 1-0 Cagliarin, ndërkaq Juventus humbi 3-0 ndaj Fiorentinas.
Bologna mposhti Lazion 5-0, duke arritur fitoren e katërt radhazi dhe duke pretenduar ende për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Duke mbledhur 64 pikë në 29 javë në kampionat, Interi rriti diferencën me Napoli në 3 pikë. Atalanta gjendet prapa këtyre dy skuadrave me 58 pikë, Bologna me 53 pikë, Juventus me 52 pikë, Lazio me 51 pikë dhe Roma me 49 pikë.
- Bayern Munich dy herë radhazi humb pikë
Lideri i Bundesligës, Bayern Munich, barazoi 1-1 me Union Berlinin, duke e pësuar humbjen e pikëve për herë të dytë radhazi.
Kampioni i fundit Bayer Leverkuseni mbajti gjallë ëndrrën e kampionatit me një fitore 4-3 kundër Stuttgartit.
Bayern Munich ruajti epërsinë në javën e 26-të të ligës me 62 pikë, përpara Bayer Leverkusen (56), Mainz 05 (45) dhe Eintracht Frankfurt (45).