Sport

Pesë fëmijë nga Gaza në ceremoninë para ndeshjes Konyaspor-Galatasaray

Fëmijët palestinezë u shfaqën me fanella me mbishkrimin “I vetmi vend ku bombardohen spitalet është Gaza”

Shpetim Hiseni  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
Pesë fëmijë nga Gaza në ceremoninë para ndeshjes Konyaspor-Galatasaray

Shkup

Pesë fëmijë nga Gaza u shfaqën në ceremoninë para ndeshjes së Superligës Turke midis Konyasporit dhe Galatasarayit në shenjë mbështetje për enklavën palestineze, e cila tashmë rreth një vit e gjysmë po përballet me sulme gjenocidale izraelite, raporton Anadolu.

Fëmijët palestinezë u shfaqën me fanella me mbishkrimin “I vetmi vend ku bombardohen spitalet është Gaza”.

Ndërkohë, në stadium thërritej slogani “Poshtë Izraeli, liri për Palestinën”.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-5 për mysafirët, Galatasarayin.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Gaza më 18 mars, duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.

Izraeli ka vrarë më shumë se 51.200 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın