Fatih Erel
08 Shkurt 2019•Përditësim: 08 Shkurt 2019
STAMBOLL (AA) - Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC) do të tërheq pezullimin e Komitetit Paraolimpik të Rusisë (RPC) deri më 15 mars, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoriteti bëri të ditur se vendimi i rivendosjes “nën kushte të rrepta” është marrë pas një periudhe 29-mujore pezullimi dhe se trupi rus tani plotëson 69 nga 70 kriteret e rivendosjes të vendosura nga organi ndërkombëtar.
Si rezultat i këtij vendimi, Rusia tani duhet të jetë në gjendje të garojë në Lojërat Paraolimpike të vitit 2020 në Tokio.
Vendimi vjen pasi vendi u pezullua për më shumë se dy vjet për përdorimin e dopingut.