Alma Çekovic
10 Gusht 2016•Përditësim: 10 Gusht 2016
RIO DE JANEIRO (AA) – Notuesi më i mirë në botë, amerikani Michael Phelps (31) koleksionit të tij të medaljeve i ka shtuar edhe dy të arta duke fituar në 200 metra flutur dhe në stafetën 4x200 stil të lirë. Ai tani ka gjithsej 25 medalje nga Lojërat Olimpike nga të cilat 21 të arta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e katërt të Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, Phelps në 200 metra flutur fitoi medaljen e 20-të të rit në karrierë.