Dejan Maksimoviç
22 dhjetor 2015•Përditësim: 23 dhjetor 2015
PARIS (AA) – Michel Platini, presidenti i pezulluar i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka shtruar pyetjen se çfarë ka bërë Komiteti i Etikës së Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) në katër vitet e kaluara që kur është kryer pagesa e shumëdiskutuar në llogarinë e tij për shkak të së cilës edhe u pezullua, raporton Anadolu Agency (AA).
Të hënën Komiteti i Etikës i FIFA-së për shkak të "pagesës ilegale" të paguar në llogarinë e Platinit në vitin 2011, ka pezulluar francezin dhe Sepp Blatterin me nga tetë vjet. Të dytë kanë paralajmëruar ankesa ndaj këtyre vendimeve.
"Çfarë bënte Komiteti i Etikës së FIFA-së nga viti 2011 kur jam paguar deri në vitin 2015? A ka fjetur?", pyeti Platini gjatë një prononcimi për mediat franceze.