Satuk Buğra Kutlugün
14 Prill 2019•Përditësim: 15 Prill 2019
Kanë filluar ndeshjet e playoffit në ligën amerikane të basketbollit, NBA, në të cilat Brooklyn Nets, Orlando Magic, San Antonio Spurs dhe Golden State Warriors mposhtën kundërshtarët e tyre për të avancuar 1:0 në duelet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e parë e natës së mbrëmshme solli përballjen mes Brooklyn Nets (bartësi i 6-të) dhe Filadelfia 76, në të cilën Nets shënuan fitore me rezultatin 111-102 për fitoren e parë të përballjes në Konferencën Lindore.
Ylli i Nets, D'Angelo Russell shënoi 26 pikë, i ndjekur nga Caris LeVert me 23 pikë.
Gjashtë lojtarë të Nets regjistruan shifra të dyfishta për një fitore shumë të rëndësishme, për të cilën avancuan gjatë tërë ndeshjes që nga çereku i parë.
Për Filadelfia 76, numrin më të madh të pikëve e shënoi Jimmy Butler, 36, dhe krahas kësaj regjistroi edhe nëntë kërcime, i ndjekur nga Joel Embiid me 22 pikë dhe 15 kërcime.
- Magic triumfojnë kundër Raptors
Në një tjetër ndeshje të Konferencës Lindore, Orlando Magic (bartësi i 7-të), mundi në fushë mysafire në Scotiabank Arena, ekipin e Toronto Raptors (bartësin e dytë), falë një paraqitjeje briliante të DJ Augustin.
Ai shënoi një trepikësh në 3.4 sekonda para fundit, për t’i dhënë një fitore ekipit të tij, për çka kontribuoi me 25 pikë të shënuara.
Shtatë lojtarë regjistruan shifrat e dyfishta për Magic, të cilët shkuan në shtëpi me një fitore të vlefshme.
Për Raptors, ylli Kawhi Leonard shënoi 25 pikë, i ndjekur nga Pascal Siakam me 24.
- Spurs triumfojnë ndaj Nuggets
San Antonio Spurs (bartësi i 7-të), në duelin e Konferencës Perëndimore, mundi bartësin e dytë, Denver Nuggets me rezultatin 101-96, duke avancuar 1:0 në përballjen e tyre.
Vendimtare për ndeshjen ishte huqja e Jamal Murray nga Nuggets në 6.9 sekonda para fundit me çka ekipi i tij mund të merrte avantazhin, pasi në atë moment, rezultati ishte 97-96 për Spurs.
Pas kësaj LaMarcus Aldridge shndërroi dy gjuajtje të lira në pikë, për të rritur epërsinë në 99-96, ndërsja vjedhja e topit nga Derrick White dhe fauli për dy gjuajtje të lira të cilat u realizuan, rritën akoma më shumë epërsinë e Spurs, të cilët shënuan 101 pikë të mjaftushme për fitore.
Pesë lojtarë shënuan pikë të dyfishta për Spurs, nga të cilët më i sakti ishte DeMar DeRozan 18 pikë.
Për Nuggets, 20 pikë shënoi Jamal Murray, megjithatë të pamjaftueshme.
Fitorja e mbrëmshme, e bëri trajnerin e Spurs, Gregg Popovich, trajnerin me numrin më të madh të fitoreve në historinë e NBA-së, me gjithsej 1.413 ndeshje të fituara, me çka e kaloi Lenny Wilkensin (1.412 fitore) dhe Don Nelson (1.410).
- Warriors mundin lehtë Clippersat
Stephen Curry shënoi 38 pikë, nga të cilët 8 trepikësh, një kontribut i madh për fitoren e Golden State Warriors ndaj Los Angeles Clippers me rezultatin 121-104, në duelin e parë mes tyre në Playoffin e Konferencës Perëndimore.
Warriors (bartësi i parë) pati për kundërshtar Clippersat (bartësi i 8-të) në kërkim të trofeut të tretë të njëpasnjëshëm në Oracle Arena, që është shtëpia e tyre për së fundmi herë.
Ekip zhvendoset nga Oracle Arena e cila ka qenë shtëpia e tyre për 47 vitet e fundit, për t’u shpërngulur në San Francisko.
Curry ishte më i sakti në fushë, pasi shënoi 8 nga 12 gjuajtjet për tre pikë.